Shefja e diplomacisë suedeze Ann Linde, sot do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut

388

Ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani sot do të jetë nikoqir i Ministres për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Ann Linde e cila në kuadër të presidencës suedeze me OSBE-në do të qëndrojë në vizitë njëditëshe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në fokus të takimit mes dy ministrave do të jenë prioritetet e Presidencës suedeze. Do të diskutohet rreth pritjeve dhe tendencave për periudhën e ardhshme, sfidat e OSBE-së e të cilat do t’i formulojnë edhe prioritetet e presidencës sonë me OSBE-në në vitin 2023.

Pritet poashtu të shkëmbehen mendime edhe për perspektivën evropiane të vendit.

Ann Linde do të realizojë takim edhe me kryeministrin Zoran Zaev.

Comments