Shehu: Listat e hapura në zgjedhjet lokale do të jenë test për zgjedhjet kuvendare

449

Ditmire Shehu nga BDI e ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat duke folur për listat e hapura në zgjedhjet e ardhshme, tha se BDI-ja ka qenë gjithmonë e hapur.

Ajo shtoi se do të ishte mirë që këto zgjedhje të jenë një lloj testi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare për listat e hapura.

“Ne jemi për listat e hapura edhe kjo është pjesë e programit tonë, kur kemi qenë në bisedime me LSDM. Ne mendojmë se ky do të jetë edhe një farë lloj testi edhe për zgjedhjet parlamentare. Prandaj ne mendojmë të fillojmë njëherë me këshilltarët në zgjedhjet lokale dhe pastaj pse jo të[ shkojmë për zgjedhjet parlamentare me lista të hapura. Transparenca do të rriteshe dhe do të bëheshe edhe matje më e madhe e demokracisë. Ndërsa jemi kundër të zgjedhjes së kryetarit të komunës të zgjidhet me një raund”, tha Shehu.

Comments