Shembull i mirë, doktori i PDK-së e lë tubimin, shkon në spital për t’i trajtuar të aksidentuarit në Skënderaj
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, në fshatin Çubrel, ku janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policies.
Doktori i njohur, njëherazi kandidat i PDK-së për deputet, Fatbardh Rexha, e ka ndalë tubimin dhe ka shkuar menjëherë në Spitalin e Mitrovicës për të trajtuar të lënduarit.
“Thellësisht i tronditur me rastin e vdekjes së 3 qytetarëve tanë në aksidentin që ka ndodhur në Skenderaj. Bashkndjejë dhembjen me familjarë e viktimave, ndërsa të lënduarit uroj që të shërohen sa më shpejt”, ka shkruar Rexha, ndërsa ka publikuar disa foto nga Spitali./Indeksonline/