Shënohet 27 vjetori i daljes së parë të UÇK-së, zbulohet memoriali në Llaushë

50

Sot 27 vite janë bërë që nga dalja në skenë për herë të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Arbër Geci, nxënësi i Halit Gecit, ka folur për historikun e themelimit të UÇK-së dhe daljen e saj publike para popullit shqiptar.

Ai theksoi se pas daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, populli ofroi përkrahje dhe mbështetje të madhe për luftën e saj.

“Historiku i daljes së parë publike të UÇK, pas shumë diskutimeve se nga do të sulmoheshin serbët, vendosën pozicionin në Llaushë dhe Rezallë e Re. Siç ishin pajtuar 22 ushtarë të gjithëve të armatosur me vullnet të hekurt, pozicionet në katër pika. Me fluturimin e helikopterit u kuptua që i njëjti erdhi me forcat serbe për të bërë terrenin. Trimat e UÇK-së, me të hyrë në pozita, filluan gjuajtjet në të gjitha drejtimet dhe pas dy orësh, serbët tërhiqen mbrapa. E udhëhequr nga legjendari Adem Jashari, ushtarët e rinj u mblodhën në shtëpinë e mësuesit Sabit Geci. Dhe vendosën të dalin publikisht në skenë dhe të njoftojnë që lufta ka filluar dhe nuk ka kthim mbrapa. I tërë organizimi ishte bërë në detaje, ushtarët kishin marrë detyrën e tyre. Pas daljes në skenë, UÇK-ja fitoi njohje të gjerë dhe mbështetje brenda dhe jashtë popullit shqiptar. Ky memorial duhet të trajtohet si vend i shenjtë”, ka thënë Geci.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka deklaruar se data e sotme do të shërbejë si një moment historik për brezat e rinj të qytetit.

“Sot mes ndjesisë së respektit të këtij memoriali jam i lumtur që po e përmbyllim një mision. Ky ishte momenti i shënimit të daljes së parë të UÇK. Nuk kishte më dilema, ishte ushtria e UÇK-së që po përfaqësohet nga tre trima të legjendarit Adem Jashari. Më 28 nëntor, pikërisht në Ditën e Flamurit, vendosën të dalin publikisht, është ditë e kujtimit për ngritjen e flamurit nga kryeheroi i Skënderbeut, Ismail Qemali, që ngriti në Vlorë. Është ditë kujtimi, dalja e UÇK-së 27 vjet më parë. Mujë Krasniqi ia fali vetës së tij tokën e Kosovës, sot në mesin tonë i vetmi është Daut Haradinaj, ky mbetet një moment historik për brezat e rinj. Do të jemi mirënjohës për sakrificën e gjithsecilit që dha kontribut për vendin tonë”, ka thënë Nura.

Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, kanë qenë të parët që kanë dalë

për herë të parë publikisht para popullit shqiptar, si ushtarë të UÇK-së më 28 nëntor të vitit 1997.

Comments