Shfaqen ndjenja shovene me shpifje kundër UÇK-së!

187

Shfaqje e shovinizmit maqedon ndaj rolit të UÇK-së janë shfaqur sot përmes promovimit të një libri të zi, ku e paraqesin UÇK-në si organizatë terroriste.
Në këtë promovim ku përdhosen vlerat e UÇK-së ka marrë pjesë edhe Maksi i Kumanovës, një serbofil i dëshmuar tashmë për ndjenjat e tij shovene ndaj shqiptarëve.

Kjo është vija e kuqe që ndanë të bardhën nga e zeza, ku VLEN-i si anëtare e qeverisë së koalicionit mban përgjegjësi për këtë shfaqje të shovinizmit dhe të përdhosjes së çlirimtarëve shqiptarë të vitit 2001, e cila duhet të distancohet nga ato shkarravina ndaj UÇK-së si dhe ndaj pjesëmarrëjes së anëtarit të qeverisë së koalicionit në këtë promovim antishqiptar.

Në të kundërtën qeveria e koalicionit do të konsiderohet si bashkëpunëtore e kësaj shfaqje të shovinizmit ndaj shqiptarëve, ku përmes baltosjes së luftëtarëve të lirisë edhe VLEN-i do të dëshmohet si një puthadore e pushtetit. Medai Shaholli

Comments