Shfuqizimi i balancuesit/ Mickoski: Nuk do të ketë ndarje të qytetarëve në bazë të përkatësisë etnike
Shfuqizimi i balancerit, mekanizëm ky që rrjedh nga Marrëveshja e Ohrit, tani më nuk është vetëm premtim parazgjedhor i VMRO – DPMNE-së, por edhe pjesë e programit qeveritar të dorëzuar në Kuvend nga ana e mandatarit Hristijan Mickoski. Në të thuhet se, Qeveria do të ndryshojë rregullativën aktuale, me qëllim shfuqizimin e balancerit dhe gjatë punësimit në institucionet shtetërore fillimisht do të respektohen cilësitë personale, profesionalizmi dhe sistemi i meritokracisë. Në programin e Qeverisë, nuk janë po ashtu as premtimet parazgjedhore të koalicionit VLEN sa i përket komunitetit shqiptar. Mickoski këtë e ka arsyetuar duke thënë se, të gjithë qytetarët do të trajtohen njëlloj e jo në bazë të përkatësive të tyre.
“Nuk do t’i ndajmë qytetarët të këtillë apo të atillë, të përcaktuar apo papërcaktuar politikisht, sipas përkatësisht fetare, nacionale. Siç thashë, qytetari është qendra jonë, bosht rreth të cilët do të konvergojmë të gjithë dhe gjithçka që është në interes të qytetarëve ka për qëllim ta udhëheqë si politikë” – tha Mickoski.
Ai tha se, koalicioni qeveritar është i unifikuar rreth 4 shtyllave kryesore të programit qeveritar, të cilat e kanë prioritet dhe në fokus kryesor përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.
“Shtylla e parë dhe më kryesore është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, shtylla e dytë përmirësimi i standardit të qytetarëve përkatësisht gjendja ekonomike në tërësi, shtylla e tretë, përshpejtimi i procesit të eurointegrimeve të Maqedonisë si shtet dhe shtylla e katërt, kuptohet këtu, zhvillim të barabartë, përshpejtim i procesit të decentralizimit dhe kështu me radhë” – deklaroi Mickoski.
Programi qeveritar veç më ka hyrë në procedurë parlamentare, ndërsa të shtunën do të fillojë debati për të, ndërsa deri të dielën në mesnatë, pritet që të votohet. Megjithatë, në rend dite është vetëm zgjedhja e ministrave. /tvklan.mk/
“Nuk do t’i ndajmë qytetarët të këtillë apo të atillë, të përcaktuar apo papërcaktuar politikisht, sipas përkatësisht fetare, nacionale. Siç thashë, qytetari është qendra jonë, bosht rreth të cilët do të konvergojmë të gjithë dhe gjithçka që është në interes të qytetarëve ka për qëllim ta udhëheqë si politikë”.
Ai tha se, koalicioni qeveritar është i unifikuar rreth 4 shtyllave kryesore të programit qeveritar, të cilat e kanë prioritet dhe në fokus kryesor përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.
Hristijan Mickoski, mandatar 15:50
“Shtylla e parë dhe më kryesore është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, shtylla e dytë përmirësimi i standardit të qytetarëve përkatësisht gjendja ekonomike në tërësi, shtylla e tretë, përshpejtimi i procesit të eurointegrimeve të Maqedonisë si shtet dhe shtylla e katërt, kuptohet këtu, zhvillim të barabartë, përshpejtim i procesit të decentralizimit dhe kështu me radhë”.
Programi qeveritar veç më ka hyrë në procedurë parlamentare, ndërsa të shtunën do të fillojë debati për të, ndërsa deri të dielën në mesnatë, pritet që të votohet. Megjithatë, në rend dite është vetëm zgjedhja e ministrave.