Shkarkohet nga detyra Milikije Halimi, Drejtoresha e “Aeroporteve”
Milikije Halimi është shkarkuar nga pozita e drejtoreshës së Shoqërisë Aksionare (SHA) “Aeroportet”. Drejtor i ri është emëruar Igor Trajanovski.
Milikije Halimi ishte ish-kryetare e Komunës së Haraçinës nga radhët e LSDM-së, ndërsa në fund të tetorit të vitit të kaluar u emërua drejtoreshë e re ekzekutive e SH.A. “Aeroportet e RMV-së”.
Ajo pozitën e mori nga Trajçe Angellovski.