Shkëndija-Mura, 30 % e stadiumit me spektatorë
Sfida eliminatore e Ligës së Kampionëve në mes Shkëndijës dhe skuadrës sllovene “Mura”, do të zhvillohet me 30 për qind të kapacitet të stadiumit në Shkup.
Ne përllogaritjet e fundit, 11.500 spektatorë mund të jenë prezent në sfidën e planifikuar më 6 korrik në stadiumin “Todor Proeski” në orën 20.00.
Ndërkohë nga sot janë vënë në shitje biletat online dhe të gjithë ata që do të jenë në stadiumin “Todor Proeski” do t’i nënshtrohen masave “AntiCovid”.
Fillimisht do të matet temperatura në hyrje në stadium, pastaj do të duhet të mbahet maskë gjatë tërë qëndrimit në stadium, ndërsa biletat do të jenë të personalizuara. Çmimi i biletës në jug dhe veri do të jetë 300 denarë, ndërsa nga 200 denarë do të kushtojë bileta për pjesën e lindjes dhe perëndimit.