Shkoi me biçikletë në Mekë, Qamuran Hirda: Vendosa, po kthehem me aeroplan

276

Shkoi në Mekë me biçikletë, por në vendlindje do të kthehet nëpërmjet rrugëve ajrore.

Në njoftimin e tij, Qamuran Hirda ka folur edhe për vështirësitë.

“Duhet ta pranoj, kisha sfida të ndryshme duke filluar nga malet e larta në Ballkan dhe Turqi. Djersët shkonin si shiu, ndërkaq erëra të forta më binin në gjoks. Sa herë që doja të ndaloj, qëndroja në vend, por sërish vazhdoja. Më e vështira na gjeti në Detin e Vdekur, në Jordani dhe Arabinë Saudite. Thatësirë, asnjë hotel. Ushqimi dhe fjetja u bënë problem. Por qëllimi ishte – të arrij në Mekë. Ëndrra ime u realizua. Me sukses arrita nga Shkupi për në Mekë dhe arrita t’i mbaroj të gjitha detyrat e haxhit. Tani vendosa të kthehem me aeroplan. Siç thonë: Shko ku të shkosh, për vendlindja më e mirë”, shkroi mes tjerash Hirda.

Comments