Shkon në 176 numri i personave që vdiqën pas rrëzimit të aeroplanit në Korenë e Jugut
Ka shkuar në 176 numri i personave që kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Korenë e Jugut ndërsa dy kanë shpëtuar, raporton CNN.
Aeroplani i linjës ajrore Jeju Air kishte 175 pasagjerë dhe 6 në ekuipazh, të gjithë nga Koreja e Jugut përveç dy tajlandezë.
Sic raporton CNN besohet që shkaku i aksidentit ishte një defekt në mjetet e uljes.
Aeroplani ishte duke fluturuar nga Bangkoku.