Shkrihet se qeshuri Agim Bahtiri: I kemi numrat, do ta bëjmë Qeverinë me deputetë të Kosovës

Deputeti i zgjedhur i VV’së, Agim Bahtiri, sot shkoi për t’u regjistruar si deputet i legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Kur u pyet nga gazetarët se si do t’i bëjnë numrat për formimin e qeverisë së re, ai tha se Vetëvendosje do ta bëj Qeverinë me deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Numrat janë të deputetëve, 61 e më shumë dhe mendoj se do të bëhet me deputetë të Republikës së Kosovës…me deputet të Republikës së Kosovës”, ka thënë Bahtiri.
I pyetur për deklaratat e zyrtarëve të VV’së se kjo parti nuk mund ta bëjë qeverinë pa bashkëpunuar me dikë nga partitë opozitare, Bahtiri thotë “është mendim i tyre”.
“Ai është mendim i tyre, ne e dimë që i kemi numrat dhe do t’i bëjmë me deputetë të Republikës së Kosovës”, shtoi ai. /GazetaExpress/