“Shkrihet” VLEN – “problemi” Taravari/ Mexhiti: Taravari s’mund të bashkëpunojë me BDI-në si VLEN?!

74
fresco

Arben Taravari është politikani i vetëm brenda VLEN që dëshiron bashkëpunim me BDI-në dhe Ali Ahmetin, ka deklaruar sot Izet Mexhti.

Sipas tij është Arben Taravari ai që ka dilema nëse VLEN duhet të bëhet një subjekt ose duhet të bashkëpunoj me BDI-në.

Sipas Mexhitit është e pakuptimtë që Taravari të jetë pjesë e VLEN-it nëse dëshiron bashkëpunimin me BDI-në.

IZET MEXHITI – ZV.KRYEMINISTËR

Si subjekte brenda VLEN po shqytrojmë mundësinë që VLEN prap ta dëgjoj votuesin shqiptar sepse në të kaluarën ka kërkuar unifikimin e opozitës shqiptare, tash kërkon që subjektet të shkrihen në kuadër të VLEN-it dhe besoj që së shpejti, brenda javës do ket iniciativë që VLEN të jetë një opsion. Të gjithë brenda VLEN, katër subjetet, LD, Lëvizja Besa, Alternativa dhe VV dhe përkrahësit e VLEN-it, kërkojnë këtë, shkrirjen e VLEN, i vetmi që ka dilemma është z.Taravari dhe ai duhet të sqaroj me opinionin se nuk mundet edhe të jesh pjesë e VLEN edhe të bashkëpunosh me BDI-në sepse atëher humb kuptimi i ndryshimit, humb kuptimi i asaj për të cilën ne kemi kërkuar votën.

midle

Kundër bashkëpunimit Taravari-BDI ka dalë edhe deputeti i VLEN, Bekim Qoku.

Si përfaqësues i VV-së brenda këtij koalicioni, Qoku ka thënë se brenda VLEN-it nuk ka vend për dilemma dhe se kërkesa e Taravarit për të dalë ndaras në zgjedhje e ndihmon vetëm BDI-në.

BEKIM QOKU – FB STATUS

“Duam të përfaqësojmë progresivisht të gjithë elementin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, dhe t’i përfaqësojmë bashkërisht dhe jo ndaras. VLEN u krijua në këtë frymë, pati suksesin e parë në këtë frymë dhe duhet të vijojë në këtë frymë. Në VLEN nuk kanë vend dilemat se a do të dilet me lista të ndara apo të bashkuara, me kandidatë të ndarë a të bashkuar. Edhe në bisedimet e grupit parlamentar të VLEN-it këto dilema ishin të mbyllura. Dhe pikërisht mbyllja e këtyre dilemave i dha seriozitetin dhe njëkohësisht shpresë diskutimeve për të gjetur zgjidhjen më të pranueshme vetëm përsa u përket komunave. ”.

Sipas informatave të KLAN Maqedonicështjea e shkrirjes së subjekteve brenda VLEN në një partia është punë e kryer sic është edhe largimi I Taravarit dhe subjektit të tij nga ky koalicion dhe qeveria.

Lider I VLEN-it sipas burimeve tona është rën dakrod të jetë Bilall Kasami.

Comments