Shkup, policia arrestoi një të punësuar në “Higjienën Komunale”!
Policia ka arrestuar një të punësuar në “Higjienën Komunale” në Shkup, pasi i njëjti siç qëndron në njoftim, ka sulmuar një punësuar në këtë ndërmarrje publike në kryerjen e punës.
“Sot (10.07.2023), në orën 00.05 në rajonin e Gazi Babës, zyrtarët policorë të Njësitit të Ndërhyrjes së Shpejt SPB Shkup, kanë privuar nga liria shtetasin F.C. (28) nga Shkupi, punonjës në NP Higjiena Komunale Shkup, pasi me datën 09.07.2023 rreth orës 11.30 në një qendër tregtare në zonën e Gazi Babës, së bashku me shtetasin D.D. dhe disa persona të tjerë, kanë sulmuar fizikisht personin D.S.(37) nga Shkupi, ku i njëjti ishte duke kryer detyrën e tij si punonjës në të njëjtën ndërmarrje. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave dhe pas dokumentacionit të plotë nga Njësia kundër Krimeve të Dhunshme do të bëhet kallëzim penal për veprën penale “dhunë”, sipas nenit 386 të Kodit Penal”, thanë nga MPB-ja për TV21.