Shkupjani vdes pas aksidentit në vendin e punës
Një punëtorë ka humbur jetën gjatë punimeve në një ndërtesë në rajonin e Gazi Babës, shkruan Alsat. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 16:39 minuta. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen e 55-vjeçarit nga Shkupi me iniciale M.C. Përveç ekipeve mjekësore dhe organeve të rendit, në vendin e ngjarjes kanë kryer kontrolle edhe Inspektorati Shtetërorë i Punës, ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.