14-vjeçari, Luis Meçja që Mbeti i plagosur gjatë sherrit, ku humbi jetën shoku i tij Martin Cani, është nisur sot në orën 6:00 për kurim në Bari të Italisë.
Bëhet me dije se, ai është nisur sot drejt Italisë për të marrë një kurim më të specializuar, pasi u godit 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri.
14-vjeçari i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani, më 28 nëntor kërkoi ndihmë financiare për shpenzimet.
Përmes një Gofoundme që u hap në emër të tij, në mesazhin e shpërndarë thuhej se prindërit e tij nuk kanë mundësi financiare për të përballuar, spitalin, psikologen apo fizioterapisten.