Shpallet gjendje emergjente në Deçan: Qindra persona të helmuar, dy të vdekur

393

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se ka shpallur gjendje emergjente në këtë komunë.

Kjo gjendje vije pas helmimit të qindra personave nga uji i pijshëm, nga të cilët dy kanë ndërruar jetë, shkruan lajmi.net.

444 pacientë janë duke u trajtuar nga Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan për shkak të simptomave të helmimit.

Gjendja e tyre shëndetësore nuk është e keqe. Kështu ka njoftuar Selmon Berisha, drejtor i QKMF-së në Deçan.

“444 pacientë janë duke u trajtuar për shkak të simptomave të njëjta. Gjendja e tyre nuk është e keqe”.

Deri më tani mbi 800 qytetarë të komunës së Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Ata dyshohet se janë helmuar nga uji i pijes. Simptomat që atyre po i shfaqen janë: Barkqitje, të vjella, mundim etj.

Kujtojmw, se Ramosaj ka thënë se deri më tani as ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, e as kryeministri Albin Kurti nuk e kanë vizituar këtë komunë.

Ai është shprehur se presidentja Vjosa Osmani e ka telefonuar atë dhe është interesuar për rastin, por jo edhe Kurti e Vitia.

“Përveç Presidentes Osmani e cila më ka telefonuar dhe është interesuar për qytetarët e atakuar, askush nga krerët e institucioneve nuk ka qenë në vizitë”, ka thënë kryetari.

Ai ka thënë se deri tani nuk ka pacient në rrezik për jetë.

“Jo, nuk kemi pacientë që janë në rrezik për jetë”, është shprehur ai. /Lajmi.net/

Comments