Shqiptarët shpëtojnë paratë nga shkatërrimi i tyre nga korrupsioni

535

A e dini se për çfarë po ndodh gjatë këtyre 24 orëve? Nga dita në ditë, për dekada, paratë që u përkasin të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, shpërdorohen para syve të tyre.

Korrupsioni i shkakton dëme te mëdha shoqërisë. Por jo gjatë ditës së sotme. Nisma Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI) ka vendosur të sensibilizojë në lidhje me këtë fenomen, për të cilin qytetarët zakonisht heshtin, përmes një shfaqje 24-orëshe në Shëtitoren “Murat Toptani”, Pedonalja e Tiranës.

“Jep alarmin“ është pjesë e fushatës edukuese-informuese që po realizohet nga Nisma Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI), me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të projektit ” Ndërprerja e heshtjes:  Përmirësimi i politikave dhe kulturës së sinjalizimit në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi”. Brenda këtij projekti, Sekretariati i RAI po punon për forcimin e kornizës legjislative dhe institucionale për mbrojtjen e sinjalizuesve, në përputhje me Direktivën e re të BE për mbrojtjen e tyre.

Gjatë gjithë ditës, po performohet shkatërrimi i parave në mënyrë simbolike, ashtu si në të vërtetë ndodh përmes korrupsionit, i cili është rreth nesh. Ndodh para syve tanë, nuk bën pushime dhe nuk fle. Prandaj shfaqja është vendosur në një kuti transparente, që t’i tregojë të gjithëve një proces të dukshëm, por në të njëjtën kohë të pavendshëm.

Të pavendshëm, gjatë gjithë kohës që qytetarët nuk veprojnë ndaj tij ose nuk ngrenë zërin. Sidoqoftë, këtë herë ata po marrin pjesë aktivisht në shfaqje duke zgjedhur të “Japin alarmin për t’i dhënë fund” korrupsionit me shtypjen e një butoni. Sa herë butoni shtypet shkatërrimi i parave ndërpritet për një minutë. Këto janë paratë që mund të përdoren për të ndërtuar ose rindërtuar shkolla, për qendra rinore arsimore dhe argëtuese, institucione për kujdesin e të moshuarve, qendra për fëmijë me aftësi të kufizuara në zhvillim… Ndoshta kjo lëvizje do të jetë e para në radhë që do të tregojë gatishmërinë e të gjithëve ne për të dhënë alarmin për t’i dhënë fund korrupsionit.

Kjo është një mënyrë simbolike për të mos marrë pjesë në korrupsionit që bëhet me paratë që duhet të investohen e të përdoren në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve të Shqipërisë.

Nisma Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI) është një organizatë unike ndërqeveritare që i kushtohet ekskluzivisht luftës kundër korrupsionit në Evropën Juglindore. Sekretariati RAI po punon për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet anti-korrupsion, duke siguruar një platformë të përbashkët për dialog, shkëmbim të njohurive dhe praktikave më të mira anti-korrupsion në Evropën Juglindore.

“Jep Alarmin“ është pjesë e fushatës edukuese-informuese që po realizohet nga Nisma Rajonale kundër korrupsionit, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të projektit “Ndërprerja e heshtjes: Përmirësimi i politikave dhe kulturës së sinjalizimit në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi”. Brenda këtij projekti, Sekretariati i RAI po punon për forcimin e kornizës legjislative dhe institucionale për mbrojtjen e sinjalizuesve, në përputhje me Direktivën e re të BE për mbrojtjen e tyre.

Me performancën në rrugë synohet të tërhiqet vëmendje ndaj dëmit që korrupsioni i shkakton shoqërisë sonë dhe për rolin e rëndësishëm që çdo person ka në luftën kundër korrupsionit. Është e mundur të “Jepet alarmi për t’i dhënë fund!” duke vendosur të mos merret pjesë në korrupsion.

Siç thuhet nga organizatorët, çdo lek që ruhet nga shkatërrimi, mund dhe duhet të investohet në përmirësimin e cilësisë së jetës së atyre të cilëve u përkasin ato para – popullit të Shqipërisë.

Nisma Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI) është një organizatë unike ndërqeveritare që i kushtohet ekskluzivisht luftës kundër korrupsionit në Evropën Juglindore. Sekretariati RAI po punon për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet anti-korrupsion, duke siguruar një platformë të përbashkët për dialog, shkëmbim të njohurive dhe praktikave më të mira në luftën kundër korrupsionit në Evropën Juglindore.

Korrupsioni i shkakton dëme te mëdha shoqërisë. ’Kësaj mund t’i japim fund’ nëse vendosim të mos marrim pjesë në korrupsion. Mos të harrojmë se lufta kundër korrupsionit fillon nga individi, domethënë me secilin prej nesh personalisht. Në këtë mënyrë, ne gjithashtu tregojmë se jemi me sinjalizuesit – ata që marrin vendimin e guximshëm të raportojnë korrupsionin dhe në këtë mënyrë e vejnë veten në shërbim të interesit publik. – tha Elmerina Ahmetaj Hrelja, Menaxhere e Projektit “Ndërprerja e heshtjes”.

Çfarë mund të bëjmë, si shoqëri, për të ndryshuar perceptimin negative të publikut mbi “bilbilfryrjen”?

Është detyra e çdo qytetari dhe çdo të riu në vend të informohet dhe të japë kontributin e tij për të sjellë ndryshimin në luftën kundër korrupsionit, qoftë në sektorin publik apo privat.

Ka ardhur momenti të tregojmë se qytetar i fortë je kur gjen guximin të distancohesh nga i korruptuari, se qytetar i mirë je kur kontribon për shoqërinë duke dalë edhe kundër punëdhënësit se qytetar i mirë je kur shoqëria pëqrfiton nga kurajoja jote. Prandaj mos hesht, sinjalizo dhe kontribo për vendin dhe shoqërinë!” tha Fatjon Biba, aktivist rinor.

Comments