Shqiptarëve të Luginës u bëhet thirrje për vendosjen e flamurit kombëtar në shtëpi
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, i është bashkuar thirrjes për vendosjen e flamurit kombëtar në çdo shtëpi të Luginës, më rastin e 28 Nëntorit.
Përmes një postimi në Facebook, Sinani bëri thirrje të tregojmë krenarinë dhe bashkimin kombëtar, “duke dëshmuar se flamuri ynë kuq e zi është identiteti ynë dhe simboli i rezistencës sonë ndër shekuj”.
Paraprakisht, një thirrje të tillë e kishte bërë edhe deputeti Shaip Kamberi, shkruan IndeksOnline.
I bashkohem thirrjes së deputetit Shaip Kamberi për vendosjen e flamurit kombëtar në çdo shtëpi dhe dritare shqiptare në Luginën e Preshevës për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit.
Le të tregojmë krenarinë dhe bashkimin tonë kombëtar në këtë ditë të shenjtë, duke dëshmuar se flamuri ynë Kuq e Zi është identiteti ynë dhe simboli i rezistencës sonë ndër shekuj.
Një komb, një flamur, në çdo shtëpi në Luginë!