Shqiptari vret gruan me çekiç në Greqi dhe njofton pas një jave policinë

170

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ampelokipi të Athinës pasditen e kësaj të enjteje, ku një 39-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij dhe e ka fshehur trupin e saj në papafingo.

Sipas informacioneve, ai ka lajmëruar policinë ditën e sotme, një javë pas kryerjes së vrasjes.

Mediat greke raportojnë se autori ka goditur gruan me çekiç, duke i shkaktuar vdekjen.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar erën e rëndë brenda banesës. Ndërsa në papafingo ka gjetur trupin e pajetë të gruas mbyllur në qese të zeza.

Identiteti i autorit dhe viktimës nuk dihet ende. Çifti jetonte në lagjen Ampelokipi.

Comments