Shqiptarja Mira Murati lanson platformën e saj me inteligjencë artificiale

Inxhinierja shqiptare Mira Murati ka lansuar projektin e saj me inteligjencë artificiale, të quajtur “Thinking Machines Lab”.
Shqiptarja e njohur ka thënë se projektin e ka iniciuar me një grup shkencëtarësh, inxhinierësh dhe projektuesish, e qëllimi është të ndihmohen njerëzit që të përshtaten me sistemet e AI për të operuar në nevoja specifike.

Murati ka njoftuar se synon t’i zhvillojë themelet për të ndërtuara sisteme më të përparuara inteligjente, të nxisë një kulturë të shkencës dhe inteligjencën artificiale ta avancojë.
Në “Thinking Machines Lab” do të punojnë edhe ish-punonjës nga ChatGPT, Character.ai, Mistral, PyTorch, OpenAI Gym, Fairseq dhe Segment Anything.
“Ne po ndërtojmë sisteme të AI që shtyjnë kufijtë teknikë duke ofruar vlerë reale për sa më shumë njerëz të jetë e mundur. Ekipi ynë kombinon inxhinierinë rigoroze dhe ne po kërkojmë bashkëpunëtorë për të ndihmuar në formimin e këtij vizioni”, ka njoftuar kompania e Mira Muratit.