SHSKUK-ja thotë se ka mjaftueshëm infuzion (NaCl)!

54
fresco

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës është deklaruar pas raportimeve se ka pasur mungesë të tretësirës për infuzion, në klinikat e QKUK-së.

Përmes një njoftimi zyrtar, SHSKUK-ja thotë se ka pasur dhe vazhdon të ketë qëndrueshmëri në furnizim me tretësirë NaCl në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.

“Theksojmë se në muajin janar 2025, SHSKUK ka pasur në stok 54 mijë e 610 copë me tretje për infuzion, NaCl 0.9%- 500 mililitra, të cilat në vazhdimësi janë shpërndarë̈ në institucionet që menaxhohen nga ShSKUK, si në QKUK, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Nga shërbimi spitalor njoftojnë se gjithashtu ka sasi të mjaftueshme me sisteme të infuzioneve dhe kanillave, ampulave deksametazon dhe diklonfenak.

Ky është njoftimi i plotë i SHSKUK-së:

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), lidhur me dezinformatat publike, njofton se ka pasur dhe ka qëndrueshmëri në furnizim me tretësirë për infuzion (NaCl 0.9%- 500 mililitra), për asnjë moment nuk ka pasur mungesë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

midle

Theksojmë se në muajin janar 2025, SHSKUK-ja ka pasur në stok 54 mijë e 610 copë me tretje për infuzion, NaCl 0.9%- 500 mililitra, të cilat në vazhdimësi janë shpërndarë në institucionet që menaxhohen nga SHSKUK-ja, si në QKUK, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme.

Po ashtu, ka sasi të mjaftushme me sisteme të infuzioneve dhe kanillave, ampula deksametazon dhe diklofenak, e që në vazhdimësi shpërndahen në QKUK dhe 7 spitalet e përgjithshme.

Po ashtu, në muajin shkurt jemi furnizuar me 16 mijë e 200 copë tretje për infuzion- NaCl 0.9%- 500 mililitra,asnjë moment në njësitë e SHSKUK-së nuk ka pasur mungesë të tyre.

Kjo gjendje e furnizimit mund të verifikohet në çdo moment në sektorin për furnizim me barna dhe material shpenzues në SHSKUK, por edhe në klinika dhe spitalet e përgjithshme.

Andaj, SHSKUK-ja, apelon tek mediat gazetarët dhe shoqëria civile, para se të shpërndajnë informata të pa verifikuara, paraprakisht të marrin informacionin zyrtar dhe të verifikojnë gjendjen në aektorin për furnizim me barna dhe material shpenzues, klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Edhe pse ka në stok, furnizimi i ardhshëm, i planifikuar që vjen së shpejti përfshinë mbi 80 mijë copë tretje për infuzione NaCl 0.9%-500 mililitra.

Duhet të theksojmë se ky furnizim është bërë falë angazhimit dhe planifikimit të mirë nga sektori për furnizim me barna dhe material shpenzues.

Comments