Shtetasi grek tentoi të korruptojë me pesë euro doganierin në Tabanoc

Një shtetas grek është arrestuar dje në kalimin kufitar “Tabanoc” pasi tentoi të ryshfetejë doganierin me pesë euro.

Më 08.04.2025, në orën 10:05, në kalimin kufitar Tabanoc, gjatë hyrjes në RMV, punonjësit e policisë e ndaluan shtetasin S.P.P. (40 vjeç) nga Republika e Greqisë, për shkak të dyshimeve të arsyeshme për kryerjen e veprës penale “dhënie ryshfeti”, sipas nenit 358, paragrafi 1, të Kodit Penal. Gjatë kontrollit kufitar, ai dorëzoi dokumentet për një mjet transporti “Ford” me targa gjermane që e drejtonte dhe në kartonin e gjelbër kishte vendosur një bankënotë prej pesë eurosh – njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, informon tvklan.mk
Pas dokumentimit të rastit, do të ndërmerren veprimet përkatëse dhe do të bëhet padia e duhur./tvklan.mk