Shtresa e borës në Kodër të Diellit arrin 64 centimetra

63

Më së shumti borë në 24 orët e fundit ka rënë në Kodrën e Diellit, ku shtresa e borës ka arritur 64 centimetra, në Hanet e Mavrovës shtresa e borës është 57 cm, në Krushevë 36, Dibër 34, Shtip 32, Demir Kapi 31, Tetovë 30, Berovë 27, Prilep 20, Ohër 17, Strumicë 15, ndërsa në Shkup 11 centimetra, informon DPHM.

Në Kodrën e Diellit në mëngjes është edhe më ftohtë 10 gradë nën zero, -8 janë matur në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, -5 në Berovë, -4 në Kriva Pallankë, Manastir, Prilep, Ohër dhe Pretor, -3 në Tetovë, Dibër dhe Vinicë, -2 në Shkup, Kumanovë dhe Shtip, -1 në Veles, Kavadar, Strumicë dhe Demir Kapi, ndërsa 0 në Gjevgjeli.

Comments