Mëngjesin e sotëm temperatura më e ulët është matur në Kodër të Diellit, Mavrovë dhe Krushevë, ku është regjistruar temperatur -2 gradë Celsius, përcjell TV21. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në Tetovë, Ohër, Pretor, Manastir, Prilep temperatura më e ulët ka qenë , gradë, 1 në Dibër, Berovë, 2 në Shkup-Zajçev Rid, Kavadar, 3 në Shkup-Petrovec, Veles, Shtip, Demir Kapi, 4 në Kumanovë, Strumicë , 5 në Kriva Pallankë, Gjevgjeli dhe 6 gradë Celsius në Vinicë.
Sipas DPHM-së, më shumë shi ka pasur në Demir Kapi, 127l/m2, ndërsa më pak ka pasur në Kriva Pallankë, 15l/m2.
Ndërkaq, raportohet se shtresa e borës në Mavrovë ka arritur 61 cm, 44 në Krushevë dhe Kodër të Diellit, 15 në Dibër, 14 në Pretor, 7 në Berovë, dhe 4 cm në Manastir.
Moti sot do të jetë me vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bore, më shumë në pjesët perëndimore dhe jugore (mbi 30 l/m2). Në zonat malore dhe më të larta, kryesisht në pjesët perëndimore, reshjet do të kalojnë në reshje bore. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë nga 2 deri në 7 gradë.
Në Shkup pritet mot me vranësira dhe me reshje shiu, ndërsa në pjesët më të larta të luginës me reshje shiu dhe bore. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu në pjesë të luginës. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 5 gradë Celsius.