Kreshnik Spahiu ka treguar një histori kur shërbimi sekret i Maqedonisë së veriut vendosi që ta dëbonte atë nga vendi.
Në një rrëfim për “Top Stiry”, ai tregon se urdhri erdhi nga Sasho Mijalkovi dhe se ky vendim kishte të bënte dhe me shërbimet ruse.
“Sasho Mijalkovi nuk është shpallur non-grata vetëm për korrupsion, por për shkak të diskriminimit, racizmit, përdorimit abuziv të pushtetit kundër shqiptarëve dhe përdorim të hapur pro shërbimeve ruse. Unë personalisht në vitin 2012, në Bitol, Manastir, në Shtëpinë e Alfabetit jam shpallur i padëshiruar nga Sasho Mijalkovi.
Më ka ardhur gjatë një aktivitet, ku kam varur flamurin kuqezi në ballkonin e Shtëpisë së Alfabetit, në 100-Vjetorin e Pavarësisë, ka ardhur Shërbimi Sekret Maqedonas dhe më ka dhënë këtë shkresën e Sasho Mijalkovit ku thuhej: ‘Z.Spahiu, me gjithë grupin që ka ardhur do të shoqërojmë deri në kufi, je i padëshiruar dhe nëse kthehesh më në Maqedoni do të ndalohesh’. Dhe që nga ajo ditë unë nuk kam shkelur më në Maqedoni.
Sasho Mijalkovi është një nga personat që është përdorur nga shërbimet ruse për të persekutuar çdo shqiptar që mbante një platformë patriotike në Maqedoni. Ai edhe në burg ka influenca. Kjo është një suplakë dhe për Ali Ahmetin, sepse atij i kanë dhënë një mesazh që të shkëputet një herë e përgjithmonë nga këta elementë të cilët ka në partinë e tij.
Është një mesazh sa pozitiv, edhe negativ për shqiptarët, sepse në trevat shqiptare, amerikanët po shpallin non-grata shqiptarët kur nuk janë në detyrë”, thotë ndër të tjera Spahiu.