Si sot 17 vite më parë, Shqipëria mundte Greqinë kampione të Europës [Video]
Më 4 shtator 2004 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” u luajt ndeshja Shqipëri-Greqi, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Gjermani 2006”.
Grekët vinin asokohe si kampionë të Europës, por në kryeqytetin shqiptar u mundën me rezultatin 2-1.
Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Ervin Murati dhe Ardian Aliaj, teksa në fund festa ishte e madhe, ku stadiumi atë natë 4 shtatori u bë “zjarr” nga brohorimat, këngët dhe koret e tifozëve shqiptar për Kombëtaren pas një triumfi historik dhe heroik ndaj kampionëve të Europës që u “gjunjëzuan” që në takimin e tyre të parë pasi triumfuan në Portugali ndaj këtyre të fundit në finalen e EURO 2004.
Festa nuk do të mbaronte me kaq, të gjithë rrugët e kryeqytetit, më ekzaktësisht më shumë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga e stadiumit “Qemal Stafa”, gjithashtu edhe sheshi i qendrës së Tiranës në sheshin “Skënderbej”, ku pamjet do të ruhen thellë në memorien e çdo shqiptari, sidomos të atyre që e përjetuan në stadiumin e tej mbushur të gjithë kuqezi.