Siljanovska: BE ka nevojë për reforma, nuk kanë strategji për zgjerim!

53

Të mos shtyjmë veten që t’i zgjidhim problemet që kanë të bëjnë me vetot nga fqinjët tanë dhe të mos zbatojmë ndryshimet kushtetuese që nuk gjenden askund, tha presidentja Gordana Siljanovska.

Ajo tha gjithashtu se Shkupi nuk duhet t’i zgjidhë problemet që kanë të bëjnë me atë që ajo e quajti “veto bullgare”, ajo gjithashtu akuzoi Bashkimin Evropian se nuk ka strategji zgjerimi dhe ka nevojë për reforma të thella.

“Të mos shtyhemi nga fqinjët që t’i zgjidhin problemet që kanë të bëjnë me veton dhe të mos i zbatojmë ndryshimet kushtetuese që nuk ekzistojnë askund”, tha Siljanovska në ligjëratën në Fakultetin Juridik të Universitetit të Malit të Zi me temën “Maratona nga Ballkani Perëndimor për Demokraci dhe Integrim Evropian”.
Kujtojmë se Siljanovska dje kritikoi deklaratën e Komisioneres së sapozgjedhur Evropiane për Zgjerim, Marta Kos për ndryshimet kushtetuese, të cilën Presidentja e quajti si ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit.

Comments