Siria apel OKB-së: Avionët amerikanë kanë vrarë 45 civilë

229

 

siri

Siria i ka bërë thirrje OKB-së duke pretenduar se 45 civilë janë vrarë dhe 50 të plagosur në sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara jashtë qytetit Manjib pranë Aleppo-s, të enjten.

“Në dy letra drejtuar kreut të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ministria (e jashtmne) bëri thirrje për ndalimin e sulmeve dhe mizorive të kryera kundër civilëve, duke bërë thirrje për sjelljen e autorëve para drejtësisë”, raporton  agjencia siriane shtetërore e lajmeve SANA.

“Çdo veprim kundër terrorizmit në Siri është i dënuar, përveç nëse bëhet në bashkëpunim me qeverinë siriane, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe me Kartën e OKB-së”, vijon letra. /Syri.net/

Comments