Situata me pandeminë, në Shqipëri hyjnë në fuqi masat e reja
Nga sot, më 1 korrik, në Shqipëri hynë në fuqi masat e reja kundër pandemisë së koronavirusit.
Nga dita e sotme do të ketë një orë më shumë liridalje, pasi ora policore shtyhet në orën 24:00 nga 23:00 që ishte.
Gjithashtu do të lejohet kthimi i tifozëve në stadiume dhe shfaqjet apo teatrot, por me numër të kufizuar spektatorësh dhe masa të rrepta të zbatimit të protokolleve anti- COVID-19.
Mbetet pa ndryshuar një ndër masat që ka shkaktuar polemika edhe në opinionin publik që është muzika në lokale. Autoritetet nuk kanë dashur të “rrezikojnë” dhe orari i lejuar do të jetë sërish ora 22:00./A2 CNN