S’ka ende terapi biologjike në Onkologji

77

Terapia biologjike që mungon prej më shumë se një jave ende nuk është siguruar, ndërsa autoritetet thonë se gjatë javës Klinika e Onkologjisë do të furnizohet tërësisht. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari thotë se klinika ka 90 për qind të terapive biologjike, shkruan Alsat.

Taravari tha se në Onkologji ka pasur më shumë terapi biologjike se vitet e kaluar, por sipas tij kërkesa e pacientëve është shumë e madhe. Ndërkohë drejtori i Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski, thotë se sigurimi i terapive do të bëhet përmes donacioneve dhe marrëveshjeve përmes anekseve.

“Unë do të doja të sqarojë se nuk ka mungesë të të gjithë terapisë për Onkologjinë, pra 90 për qind e terapive që përdoren për terapinë biologjike është në Klinikën e Onkologjisë, mungon terapi biologjike vetëm për 6-7 ditë. Shpresoj se këtë javë do të furnizohet Klinika e Onkologjisë me terapinë biologjike. Ne kemi pasur terapi biologjike më shumë se vitet e kaluara, megjithatë kërkesa e pacientëve është shumë e madhe. Për këtë tani më kemi protokolle dhe këshilla nga doktorët, pasi me të vërtetë është luksoze dhe nuk duhet të jepet gjithkund”, tha Arben Taravari.

“Ajo që do ta bëjmë për momentin në pjesën e terapisë është rritja e buxhetit të kushtëzuar për 40-50 për qind e cila do të miratohet këtë javë. Disa nga barnat kritike do të rriten për dy herë. Dhe do të kërkojmë mënyrë se si një pjesë e terapisë biologjike të shpërndahet jashtë klinikës së Onkologjisë. Ne kemi raporte të Onkologjisë në Klinikën e 8 shtatorit, në Shtip, Manastir dhe Tetovë që për momentin nuk trajtojnë me terapi biologjike, ose do të trajtojnë ose nuk ka nevojë për reparte onkologjike që nuk punojnë”, u shpreh Sasho Klekovski./ Alsat.mk

Comments