Skandal/ Flamuri i Kosovës nuk vendoset në stadiumin e Murcias, emri shkruhet me fusnotë

149
fresco

Spanja është një nga vendet të cilat nuk e njeh shtetin e Kosovës, ndërsa sot ka ndodhur një skandal tjetër.

Kosova sonte në stadiumin e Murcias, zhvillon ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve, shkruan IndeksOnline.

midle

Por në stadium, emri i Kosovës është shkruar me fusnotë.

Sipas asaj që raporton gazetari Arlind Sadiku, përpos emrit me fusnotë, dje nuk ishte prezent flamuri i Kosovës në stadium gjatë stërvitjes.

Sipas rregullores, UEFA detyron organizatorin, në këtë rast Islandën, që vetëm në ditën e ndeshjes ta vendos flamurin e shtetit mysafir./IndeksOnline/

Comments