Skandal i madh në qeverinë kroate, zv/kryeministri incizohet duke gjuajtur me armë [VIDEO]

89

Një skandal i madh ka plasur në Kroaci.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Bujqësisë në qeverinë kroate, Josip Dabro ka gjuajtur 15 herë me armë nga dritarja e një veture derisa po voziste në rrugët e Kroacisë.

E përditshmja kroate, Jutarnji list publikoi të premten videon në të cilën zëvendëskryeministri Dabro gjuan me pistoletë HS HS-2000 nga dritarja e hapur e veturës, e cila është në pronësi të tij.

Dabro është lider i Lëvizjes Atdheu, një subjekt politik i krahut të ekstremit të djathtë, e cila është në koalicion qeverisës me partinë konservatore HDZ të kryeministrit Andrej Plenkoviq.

Comments