Skandal i ri: Radev e priti Davkovën pa flamurin maqedonas

190

Skandal i ri protokolltar i presidentes maqedonase Gordana Siljanovska Davkova.

Sot në takimin me presidentin bullgar Rumen Radev, Davkova është pritur në zyrën e tij, por aty nuk ka pasur flamur kombëtar të Maqedonisë, shkruan Faktiditor.ch.

Siç mund ta shihni edhe në foto, në pritje ishin të ekspozuar vetëm flamujt e Bullgarisë dhe BE-së.

Në tavolinën ku u zhvillua takimi nuk ka as një flamur të vogël maqedonas.

Ky është një skandal i paprecedentë dhe një praktikë e paprecedentë.

Në të kaluarën, shtetarët maqedonas janë pritur me flamuj maqedonas në Sofje dhe në çdo qytet tjetër, siç ishte rasti gjatë vizitës së fundit të ish-kryeministrit Zoran Zaev.

Por, këtë herë nuk ishte rasti me vizitën e Siljanovska Davkovës.

Comments