Skandal në Kumanovë: Përdhoset flamuri shqiptar!

131

Nga pamjet që përcjell Indeksi përmes nje videoje shihet qartë ku një polic i “Severnës” heq nga shtiza flamurin shqiptar dhe e gjuan ne tokë!
Çfarë do te na thonë VREDI tani që nën vëzhgimin e policisë hiqet nga shtiza flamuri shqiptar dhe plandoset përtokë?

A ishte ky ndryshimi që premtoi VREDI se gjërat do shkojnë për së mbari por që duke se ka nisur së prapthi, ku me veprimet shoveniste të qarqeve nacional-shoviniste dhe të bashkëmendimtarëve të Maks serbomadhit policia përdhos flamuri shqiptar para syve të kalimtarëve kumanovarë.

Mbetet për t’u parë sesi do reagojnë trimat e VREDI-t sonte apo nesër, ku do guxojnë ta dënojnë aktin e shëmtuar të nxitjes së urrejtjes mbi baza nacionale dhe të përdhosjes së simbolit tonë kombëtar nga qarqet shoveniste të serbomedhenjve të policisë Maksit të Kumanovës dhe të kryekomitit Micko.

Le të presim qëndrimin e kryekomitit Micko dhe VREDI-t deri nesër nëse do ta dënojnë aktin dhe nëse do të kërkojnë arrestimin policit shovinist që përdhosi flamurin shqiptar?!
Medai Shaholli

Comments