Skandal në Spitalin e Tetovës: Neurologu dhunon me grushta kolegët në Urgjencë!

251
fresco

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Spitalin Klinik të Tetovës, ku një neurolog ka ushtruar dhunë fizike ndaj kolegëve të tij në repartin e Urgjencës. Sipas informacioneve të para, mjeku kishte pësuar një aksident me makinë dhe më pas ishte paraqitur vetë në Urgjencë për trajtim mjekësor shkruan Pa Censurë!

Por, situata mori një kthesë të papritur kur neurologu filloi të sillet në mënyrë agresive ndaj stafit mjekësor. Sipas dëshmitarëve, ai ka goditur me grushta disa nga kolegët e tij, duke krijuar panik dhe tension në ambientet e spitalit. Mjeku kujdestar ka njoftuar menjëherë policinë, e cila ka ndërhyrë në vendngjarje për të neutralizuar situatën.

midle

Policia ka përpiluar procesverbal për rastin dhe pritet që Prokuroria të hapë hetim për sulm ndaj personit zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës. Burime nga spitali tregojnë se ky nuk është rasti i parë ku neurologu në fjalë ka pasur sjellje problematike në vendin e punës.

Ky skandal hedh dritë mbi mungesën e menaxhimit dhe kontrollit të brendshëm në institucionet shëndetësore, ku edhe vetë mjekët, që pritet të jenë shembull i etikës profesionale, shkelin rëndë normat e sjelljes dhe sigurinë e kolegëve të tyre.

Comments