Skandal! Xhaxhai abuzon sek*ualisht mbesën për 6 vite

721

Një tjetër abuzim seksual ka ndodhur në Greqi, duke vënë në alarm instancat shtetërore. Një xhaxha 50-vjeçar, akuzohet se ka përdhunuar për 6 vite mbesën e tij.

Protothema raporton se vajza jetonte me gjyshen e saj në Selanik pasi i ishin divorcuar prindërit dhe xhaxhai i saj përfitoi nga situatë ku vajza ishte e pambrojtur duke abuzuar seksualisht me të.

Tashmë vajza është në moshën 17 vjeçe dhe është larguar nga vendi. Atje ajo gjeti forcën për ta raportuar këtë rast në Autoritetet e Policisë dhe për të treguar çdo gjë në lidhje me xhaxhanë e saj.

Oficerët e policisë së Drejtorisë së Mbrojtjes së të Miturve në Drejtorinë e Sigurisë së Selanikut, të cilët filluan hetimet mbi krimet dhe formuan një çështje kundër xhaxhait të saj grek 50-vjeçar, për veprime të pahijshme kundër saj.

Dosja e çështjes ka të bëjë me veprat e përdhunimit, abuzimin e të miturve ku viktima nuk kishte mbushur moshën 12 vjeç.

 

Comments