Skandaloze, Autobusët e përdorur të Beogradit për Qytetin e Shkupit

118

Kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski e vlerësoi si të mirë lëvizjen e Beogradit që sipas paralajmërimeve, do t’i dhurojë autobusët e përdorur “Solaris” qytetit të Shkupit dhe qyteteve të tjera në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21.

Gjorgjievski thotë se nga ana tjetër, kjo tregon qasjen joserioze dhe paaftësinë e kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, për t’u përballur me sfidat.

Në lidhje me: Shkupi dhe qytete të tjera në Maqedoni do të marrin autobusë të përdorur nga Beogradi?

“Dështim është për ne, si Shkup, si metropol të ballafaqohemi të pranojmë, ja lëmoshë, në kushte kur kryetarja e qytetit nuk mund ta rregullojë atë problem. Është hap i mirë i qytetit të Beogradit dhe kryetarit të atjeshëm që ja dëshiron të zgjasë dorën, kur e sheh që ne jemi në kaos…është Qyteti i Shkupit”, theksoi Gjorgjievski.

Comments