Snopçe: Nuk kemi premtuar mbyllje totale të lojrave të fatit por të njejtat të lejohen vetëm në hotele me pesë yje

188

VLEN nuk ka premtuar mbyllje totale të lojrave të fatit, mirëpo një normalizim të situatës që këto aktivitete të lejohen vetëm në disa vende të caktuara.

Kështu u shpreh deputeti i VLEN-it, Halil Snopçe.

“Premtimi ynë është që do të lejojmë vetëm në hotele me 5 yje. ne nuk ndalemi me kaq, por normalisht, ky është hapi jonë i parë drejt dhënies së kontributit në normalizimin e kontributit në këtë situatë. Sa për fillim. Mandati ynë është 4-vjeçar, gjithsesi nuk do të ndalemi së angazhuari në atë drejtim. Është e vërtet që premtimi ynë ka qenë në atë drejtim, por jo në mbyllje totale, mbyllje e tanishmëve, lejimi i tyre vetëm në hotele me 5 yje. Njësoj siç është në Shqipëri psh”, theksoi Snopçe.

Nga VLEN kanë akuzuar qeverinë e kaluar se ka hapur tre kompani të lojëra të fatit në mënyrë elektronike.

“Hapi i parë i këtij plani është që ta largojmë bixhozin nga shtëpitë tona. Falë vendimeve të gabuara, të papërgjegjshme dhe korruptive të Qeverisë së kaluar, duke hapur tre kompani të reja për organizimin e lojërave të fatit në internet, bixhozi përmes celularëve dhe kompjuterëve u bë pjesë e shtëpive tona dhe kështu të rinjtë u bënë synim edhe më i lehtë për t’u arritur. Sot, deputetët e VLEN-it, VMRO-DPMNE-s dhe ZNAM-it, parashtruan Kërkesë për interpretim autentik të nenin 7, paragrafi (3) të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse, për të marrë interpretim të saktë nëse vendimi i mëparshëm i Qeverisë dhe udhëheqësisë së Llotarisë shtetërore për lojërat e fatit në internet ka bazë ligjore. Ekipi jonë i juristëve është i bindur që vendimi për themelimin e tre kompanive të reja për organizimin e lojërave të fatit në internet është plotësisht pa bazë ligjore. Prandaj presim që Qeveria ta mbështesë këtë siguri ligjore duke dhënë mendim të duhur, nga ku Komisioni juridiko-ligjvënës pranë Kuvendit do ta zbërthej në një interpretim autentik që do të mundësojë mbylljen e lojërave të fatit në internet menjëherë”, deklaruan nga VLEN. /tvklan.mk

Comments