Sonte vuloset kush do të fitojë, matematika e Kasamit apo psikologjia e Taravarit

Liderët e koalicionit VLEN sot do të takohen për të diskutuar për zhvillimet e fundit brenda koalicionit. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili është edhe njëri ndër arsyet e mjegullës së krijuar në këtë koalicion, pasi ai edhe publikishtë ka lëshuar disa kritika për VLEN-in, duke deklaruar se atij nuk i është bërë ftesë nga VLEN-i që të shkrihen në një parti. Megjithatë sa i përket takimit, Taravari tha se do të vazhdojnë të punojnë dhe do të arrijnë të gjejnë në zgjidhje që do të ishte e kapshme për të gjithë.
E, pas këtyre kritikave ndaj partive që janë ende në koalicion bashkarishtë, filloi edhe debati publikë ndërmjet krerëve të VLEN-it, fillimishtë mes kryetarit të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti dhe kreut të ASH-së, Arben Taravari, e më pas në debat publikë u inkuadrua edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili në një emision televiziv, me shtjellim të operacioneve matematikore, rezultati përfumdimtarë për Arben Taravarin, pa koalicionin VLEN, i doli zero. Ndërkaq, në versionin psikologjik këtë deklaratë të Kasamit e komentoi Taravari, i cili tha se ai ka bërë llapsus lingua, që siç e sqaroi, goja folë më shpejt se truri.
ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

“Unë mendoj se më shumë ishte llapsus lingua-kur goja flet më shpejtë se sa truri që proceson, ashtu quhet në psikologji. Mendoj se nuk e kishte me qëllim të keq, ose thjeshtë e gaboi rradhitjen e fjalëve në fjali, nuk mendoj se kishte prapavi të keqe deklarata e z.Bilall Kasamit”.
Ndërkohë, sa i përket deklaratave të Izet Mexhiti të disa ditëve më parë, Taravari i cilsoi si normale, pasu siç tha, debate ka brenda një partie të vetme, e mos të flitet kur janë katër parti.
Pavarsishtë të gjitha polemikave, Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, ka deklaruar se nga mbledhja e sotme e koalicionit VLEN do të përcaktohet se si do të dalin në zgjedhjet e ardhshme lokale, ndërsa ai shprehet i bindur se VLEN do të jetë e bashkuar dhe do të tregojë në zgjedhjet lokale atë që tregoi në ato parlamentare.