SOT BETEJA PËR KIEVIN: Intelegjenca amerikane zbulon krejt detajet – 10 mijë trupa ruse në aeroport deri te kapja e Zelenskyyt

353

Është paralajmëruar se trupat ruse ia kanë mësyer Kievit, kryeqytetit të Ukrainës dhe janë paralajmëruar luftime të ashpra.

Shërbimet inteligjente amerikane, kanë paralajmëruar se plani është që të pushtohet një aeroport dhe të dekonstruktohet qeveria ukrainase.

Anton Herashchenko, një nga këshilltarët e ministrisë së brendshme të Ukrainës, ka thënë se e premtja e sotme do të jetë një nga ditët më të rënda, pasi Rusia do të ‘vije nga Chernihivi – nga veri-lindja e kryeqytetit dhe nga veri perëndimi i Ivankivit, si përpjekje për të rrethuar kryeqytetin ku presidenti Volodymyr Zelensky po qëndron ende, shkruan dailymail, përkthen Periskopi.

Shtetet e Bashkuara e Amerikës kanë paralajmëruar se tanket ruse po afrohen 20 miljë afër kryeqytetit mëngjesin e sotëm derisa përleshjet janë raportuar në perëndim të distriktit të kryeqytetit të Kievit vetëm disa orë më vonë.

Luftimi do të ndodhë në Obolon, derisa ministria e brendshme ukrainase ka mobilizuar edhe banorët me koktej molotovi që të gjuajnë drejt tankeve ruse.

Derisa qyteti është i rrethuar, inteligjenca amerikane zbulon planin rus që thotë se forcat agresore do të bëjnë përpjekje të marrin dy nga aeroportet: Sikorsky nose Boryspilin, që më pas t’i përdorë për granatime ajrore. Aty do të vendoseshin 10 mijë trupa për ta marrë kryeqytetin, thotë intelegjenca amerikane.

Puna e paratrupave ruse, do të jetë që të hyjnë në qytet, ta gjejnë Zelenskyn, presidentin e Ukrainës, ministrat dhe deputetët, dhe do t’i detyrojnë që të nënshkruajnë një marrëveshje që ia jep nën kontroll vendin Rusisë dhe regjimit të Vladimir Putinit. /Periskopi/

Comments