Sot do të luhen dy çerekfinalet e fundit të Euro 2024, Angli-Zvicër dhe Holandë-Turqi

387

Këtë të shtunë, dy çerekfinalet e tjera të Euro 2024 do të zhvillohen. Në orën 18:00, Anglia do të përballet me Zvicrën, ndërsa në orën 21:00, Holanda do të luajë kundër Turqisë. Fituesit e këtyre dy çifteve do të ndeshen më pas në gjysmëfinale.

Mbrëmë, dy gjysmëfinalistët e parë u vendosën. Spanja fitoi një ndeshje emocionuese ndaj Gjermanisë, ndërsa Franca triumfoi në penallti kundër Portugalisë.

Dy gjysmëfinalet do të zhvillohen më 9 dhe 10 korrik. Të gjitha ndeshjet e Europianit mund t’i ndiqni në Tv Klan dhe Klan Plus.

Comments