Sot ju dha lamtumira e fundit katër anëtarëve të familjes nga Shtimja

382

Katër anëtarë të familjes Ramadani nga komuna e Shtimes kanë vdekur dje si pasojë e një aksidenti.

Flamujt janë lëshuar në gjysmë shtizë.

Kjo simbolizon ditë zie për komunën e Shtimes.

Katër qytetarë të kësaj komune humbën jetën si pasojë e një aksidenti ditën e diel.

Se sa tragjik ishte aksidenti, tregojnë edhe pjesët e mbetura të veturave të përfshira në këtë aksident.

Nga pesë personat që gjindeshin në veturën Wolsfagen, katër prej tyre ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa një 32-vjeçare po lufton per jetën në QKUK.

E familja Ramadani, ka hapur të pamen në qytet.

Familjarë të tyre kanë rrëfyer momentin kur kanë shkuar në vendngjarje.

Këta apelojnë për kujdes në komunikacion, që këtë dhimbje që po e përjetojnë, të mos përjetohet nga të tjerët.

Ndërsa thotë që nipi i tij për çështje ditësh do të transferohej për të jetuar në banesë të re.

Viktima më e re në këtë aksident ishte nxënësi i klasës së katërt i shkollës fillore “Emin Duraku”.

Shokët e shoqet e klasës e kanë përkujtuar me disa fotografi e një lule.

Ndërsa se çfarë nxënësi ka qenë, tregon drejtori i kësaj shkolle.

Këtë rast tragjik e kanë përjetuar rëndë edhe nga komuna e Shtimes.

Kryetari i emocionuar ka treguar që me të dëgjuar për rastin, i janë ofruar në gadishmëri e në dispozicion familjarëve.

Në lidhje me këtë aksident, nën pranga ka përfunduar një 22-vjeçar nga komuna e Ferizajt.

Ndërsa, varrimi i të ndjerve u bë këtë të hënë në ora 17:00.

Comments