Sot përkujtohet presidenti Rugova në 19-vjetorin e vdekjes së tij
Bëhen 19 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova. Ai ndrrojë jetë më 21 janar 2006.
Në 19 vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, nën organizimin e presidentës së vendit, Vjosa Osmani, do të mbahen një sërë aktivitetesh.
Sipas njoftimit të Presidencës, në orën 09:00, Osmani dhe ambasadorët e akredituar në Republikën e Kosovës, do të bëjnë homazhe tek varri i presidentit Rugova, në Velani.
Më pas, në orën 11:00, do të mbahet Akademia Përkujtimore për nder të presidentit Rugova, ndërkaq pas përfundimit të ceremonisë do të hapet ekspozitë e fotografive të presidentit Rugova, nga fotografi Hazir Reka.
Gjithashtu në orën 12:00, bëhet promovimi i librit më të ri të Fondacionit “Ibrahim Rugova” të përgatitur nga Ndue Ukaj, me titull “Rugova prijësi intelektual”.
Merr pjesë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.