Sot pritet të ngrihet aktakuza për vrasjen e Liridona Ademajt

75

Në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, sot do të ngrihet aktakuzë për vrasjen e Liridona Ademajt.

Konferenca është ftuar të fillojë në ora 10:00, teksa pritet të zbardhet aktakuza që do të ngrihet ndaj të dyshuarve, raporton IndeksOnline.

Lidhur me konferencën e prokurorisë ka reaguar vëllai i viktimës, Leonardi, i cili njoftoi se do të jetë prezent në këtë ngjarje.

“Ju njoftoj që nesër do të marrë pjesë në konferencën e ftuar nga Prokuroria e Prishtinës në lidhje me rastin e vrasjes së motrës sime Liridona Ademajt. Konferenca mbahet në orën 10.00 ne Prokurorinë Themelore te Pallati i Drejtësisë. Shpresoj që mediat do të kenë kohë të përcjellin konferencën. Pas konferencës mund t’i përgjigjem ndonjë pyetjeje eventuale të gazetarëve”, shkroi Ademaj në Facebook.

Kujtojmë se Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të 2023-s, në Prishtinë.

Vrasja e saj dyshohet të jetë inskenuar nga bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli./IndeksOnline/

Comments