Specialja shfaq pamjet kur LDK u gjuajt me karrige, Geci e fajëson Fatmir Sejdiun

112

Fadil Geci ka vazhduar edhe sot dëshminë në Gjykatën Speciale kundër krerëve të UÇK’së.

Gjatë seancës është shfaqur videoja e “kuvendit të karrigeve” të Lidhjes Demokratike të Kosovës ku delegatë u përfshinë në dhunë fizike.

Geci ka thënë se personi që ka shkatërruar LDK-në është Fatmir Sejdiu dhe pretendon se për faj të tij LDK është ndarë, përcjell Insajderi.

“Ai person që e ka shkatrru LDK-në në këtë formë është Fatmir Sejdiu ka bërë marrëveshje me Hashim Thaçin. Vëllai im ka qenë shpirt i pastër lutja e tij ka qenë mos e ndani në gjysme LDK-në, dhe u pa që u kon në dam. Presidenti ka bërë gabime ka shkel kushtetutën. Ramush Haradinaj është i vetmi person që ka kundërshtu me nda Kosovën. Personi kryesor brenda LDK-së është Fatmir Sejdiu me Sabri Hamitin që e kanë përça LDK-në”, deklaroi Geci. /Insajderi.org

Comments