S’po i ec te Hoffenheimi, Berisha pritet të largohet

98

Sulmuesi nga Kosova, Mërgim Berisha është afër largimit nga Hoffenheimit.

Berisha, thuhet se është tërësisht jashtë planeve të trajnerit Christian Ilzer dhe pritet që kosovari të lëvizë gjatë këtij afati.

Siç raporton gazetari Florian Plettenberg, për Berishën ka interesim nga Werder Bremeni i cili dëshiron të përforcohet në repartin e sulmit.

Sulmuesi 26-vjeçar, ka bërë 17 paraqitje këtë sezon ku ka shënuar vetëm 1 gol në të gjitha garat./IndeksOnline/

Comments