Stacioni policor në Zveçan të Kosovës sulmohet me granata

62

Një sulm me granata ka ndodhur në stacionin e policisë në Zveçan të Kosovës pak para mesnatës. Këtë lajm e ka bërë të ditur policia e Kosovës tksa nuk ka raportuar për viktima por vetëm për dëme materiale.

Në njoftim thuhet se persona të paidentifikuar kanë hedhur 2 granata dore në drejtim të stacionit të ri të të sapondërtuar në Zveçan.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës të mërkurën.

Kujtojmë që rreth dy ditë më parë, ka qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ka njoftuar ngritjen e një nënstacioni policor në fshatin Izvor, Zveçan një zonë e ndodhur në veriun e Kosovës e banuar me shumicë serbe.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e komunitetit serb e kanë kundërshtuar ndërtimin e bazave policore me arsyetimin se popullsia serbe është më e ekspozuar nga presionet dhe diskriminimi nga ana e policisë kosovare.

Comments