Stadiumi “Anfild” i mbuluar me borë, sfida Liverpull – Man.Junajted mund të shtyhet?!
Derbi më i madh anglez mes Liverpullit dhe Man. Junajtedit është në program për t’u zhvilluar (e diel) në orën 17:30 në Anfield. Mirëpo ditën e sotme rrjetet sociale aktualisht janë të mbushura me video dhe imazhe të një Anfield me borë, duke shkaktuar shqetësime nëse ndeshja me Man. Junajtedin mund të zhvillohet.
Raportimet e fundit tregojnë se bora ka pushuar dhe loja fillon për rreth 7-8 orë.
“Daily Mail” raporton se Grupi Këshillues i Sigurisë i këshillit të qytetit të Liverpullit do të gjykojë nëse ndeshja mund të ndodhë apo jo. Për momentin, përplasja qëndron në balancë, por gjërat mund të ndryshojnë, nëse moti përkeqësohet.
Tifozët vazhdojnë të jenë në ethe nëse kjo sfidë derbi do të zhvilloet apo do të shtyhet.