Struga në zi: Ndahet nga jeta muzikanti dhe doganieri Nuri Hajdari

Struga ka humbur nje nga bijte e saj te çmuar. Nuri Hajdari, i punesuar ne Doganen e Maqedonise, ka nderruar jete ne klinikën e
Shkupit, ku ishte shtruar per trajtim pas nje aksidenti trafiku qe pesoi disa dite me pare. Lajmi i ndarjes se tij nga jeta ka tronditur
familjen, miqte dhe gjithe komunitetin strugan.

Nuriu ishte pjesë e një familjeje intelektuale, e angazhuar ne jeten artistike te qytetit. Pervec profesionit të tij, ai ishte një
muzikant i spikatur, nje instrumentist virtuoz, i cili per vite me radhe pasuronte atmosferen e eventeve familjare dhe shoqerore
me talentin e tij. Dashuria per muziken dhe perkushtimi ndaj artit e benin nje figure te respektuar dhe te dashur ne Struge.
Ai iku ne një moshe te re, ne nje kohe kur kishte ende shume per t’i dhene familjes, shoqërise dhe muzikës. Humbja e tij është e
parakohshme dhe e dhimbshme, duke lene pas nje boshllek te madh te te gjithe ata qe e njohen dhe e vleresuan.Struga sot
humbi një artist, një profesionist dhe mbi të gjitha një njeri të mirë.Pusho në paqe, Nuri!(Strugalajm . com)