Studimi gjerman: Kombinimi i Pfizer dhe AstraZeneca ka rezultuar efektiv

351

Kombinimi i një doze të vaksinave anti-COVID, Pfizer dhe AstraZeneca, ka rezultuar efektiv te personat e vaksinuar, sipas një hulumtimi nga spitali Charite, Berlin.

Sipas të dhënave, personat që kishin marrë dozën e parë të AstraZeneca dhe dozën e dytë të Pfizer me një interval kohor prej 10-12 javësh kanë treguar rezultate pozitive.

Sipas rezultateve, kombinimi i të dy vaksinave prodhon përgjigje imune kundër COVID-19, e ngjashme me atë të vaksinës BioNTech/Pfizer me dy doza.

Comments